Mad Clip kaloi orët e fundit në dasmën e mikut të ngushtë, George Benioudakis. Reperi i famshëm humbi jetën pas aksidentit tragjik që ndodhi pasi po kthehej nga dasma në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Përplasja ishte aq e fortë saqë zjarrfikësve iu deshën dy orë për ta nxjerrë nga makina. Natyrisht, vdekja e tij ka prekur dhe mikun e tij që po martohej. Ai ka bërë një gjest prekës për të ndjerin duke bërë një tatuazh me emrin e tij.
Kujtojmë që Mad Clip kishte miqësi dhe me këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira. Ndërsa i dha lamtumirën e fundit, këngëtarja tha se ka qenë një njeri që e kanë dashur shumë. Reperi gjithashtu kishte plane për një duet dhe me Morena Tarakun. /abcnews.al