Pas marrjes së pushtetit nga talebanët tashmë gratë në Afganistan nuk do të jenë në gjendje që të luajnë asnjë lloj sporti.
Një zyrtar i organizatës ekstremiste islamike, ka bërë me dije për mediat se sportet për gratë do të jenë të ndaluara, pasi vendi tani qeveriset nga një qeveri e re “kalimtare”, në të cilën marrin pjesë vetëm anëtarët e islamistëve ekstremistë.
Duke folur për Korporatën Transmetuese Australiane (SBS), nënkryetari i komitetit kulturor të talebanëve i përshkroi sportet e grave si të panevojshme dhe të papërshtatshme.
Çështja e të drejtave të grave pritet të jetë një nga çështjet kryesore mbi të cilat regjimi i ri do të gjykohet nga bashkësia ndërkombëtare, me qëndrimin ndaj sportit të grave që parashikon qëndrimin jashtëzakonisht të ashpër të talebanëve ndaj grave.
Për më tepër, megjithëse qeveria e re u përpoq të siguronte bashkësinë ndërkombëtare për çështjet e pakicave dhe marrëdhëniet me vendet fqinje, njoftimi me tre faqe që shoqëronte prezantimin e kabinetit të ri nuk përmendi absolutisht gratë dhe të drejtat e tyre. Përveç kësaj, gratë mungojnë plotësisht në qeverinë e re, pavarësisht nga garancitë e mëparshme talebane për një qeveri të plotë dhe gjithëpërfshirëse. /abcnews.al