E pazakontë, reshjet e dëborës zbardhin malin më të lartë në Japoni 21 ditë më shpejt se një vit më parë

schedule16:54 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:54 - 8 Shtator, 2021

Mali Fuji në Japoni regjistroi reshjet e para të borës të vitit më 7 shtator. Lajmi u bë me dije nga zyra meteorologjike lokale.

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, kanë ndarë pamje që tregojnë majën e malit të zbardhur nga dëbora.

Reshje e borës këtë vit kanë mbërritur të paktën 21 ditë më parë se vitin e kaluar.

Bora më e hershme në malin Fuji ka rënë në vitin 2008, kur maja e tij u zbardh që në datë 9 gusht.

Mali Fuji është mali më i lartë në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu. m.v/abcnews.al