Kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 është fitorja më e madhe e politikës së jashtme ka deklaruar Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. Ministri Bushati tha se angazhimet e Shqipërisë do të fillojnë kryesisht në Ballkan, duke ushtruar përgjegjësi si vend pjesëtar i Trojkës.
“Ky është një vendim i madh për Shqipërinë. Është një fitore e madhe për politikën e jashtme për kursin tonë konstruktiv në Ballkan, në Mesdhe. Mund të them pa drojë që është fitorja më e madhe pas anëtatrësimit në Nato sepse OSBe është një organizatë me dimension Mesdhetar-europian, euroatlantik dhe me dimension euroaziatik, për pasojë do testohen jovetëm kapacitetet politike dhe diplomatike të vendit tonë gjatë ushtrimit të përgjegjësive gjatë drejtimit të OSBE-së, por njëkohësisht edhe aftësitë tona për të ndërvepruar me të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, partnerët, me institucionet autonome që operojnë brenda arkitekturës institucionale të OSBE-së që kanë impakt pozitiv në hapësirën OSBE”, tha Bushati./abcnews.al