Covid-19 më së shumti rrezik mushkërinë. Me anë të pamjeve imazherike, mjekët janë të aftë të kuptojnë dëmet që ky virus ka shkaktuar.
Mjekja radiologe e spitalit “Hygeia” Arjeta Docaj, tregon se çfarë vihet re më së shumti në skanerët e pacientëve të infektuar me covid, dhe dëmet që shkakton në organizëm.
“Pamjet imazherike të variantit Delta janë kapacitete në të dy fushat pulmonare. Janë të shtrira në pjesën periferike të mushkërisë.
Në varësi të prekjes së mushkërive mund të kemi vështirësi në frymëmarrje në rastet me të rënda, me kollë, temperaturë. Në rastet më të lehta, vështirësi në minimale në frymëmarrje. Në rastet më të rënda kemi uljen e oksigjenimit në gjak” tha ajo.
Mjekja thotë se është vënë re që tek pacientët e pavaksinuar, prekja pulmonare ka qenë më e madhe.
“Kemi parë që pacientët që kanë ardhur dhe janë ekzaminuar, të vaksinuarit kanë pasur një prekje minimale ose fare, ndërkohë që pacientët e pavaksinuar kanë pasur një prekje të rëndësishme pulmonare” tha ajo.
Gjatë periudhës së pandemisë, kërkesa e qytetarëve për të bërë skaner, u rrit ndjeshëm. Kjo edhe në rastet kur nuk kishin shqetësime respiratore./ Abcnews.al