Gjatë 24 orëve të fundit një numër i lartë të infektuarish jan ëkonfimruar me Covid në Greqi.
Sipas statistikave të fundit bëhet me dije se 24 orët e fundit janë regjistruar 2 807 raste të reja dhe kanë humbur jetën 38 persona.
Gjithashtu bëhet me dije se në spital janë shtruar 388 persona, nga të cilët 349 (89.95%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 39 (10.05%) janë plotësisht të vaksinuar.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 604,523 nga të cilët kanë humbur jetën 13 971 qytetarë.e.su./abcnews.al