Është gjetur sërish kokainë në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine, për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Burime për ABC bëjnë me dije se kokaina është gjetur e fshehur në pjesën e motorit frigoriferik të kontejneri e ndarë në 8 pako dhe me një peshë 7.7 kg.
Kontrolli në kontejnerët e kësaj kompanie është ushtruar në kuadër të operacioni “Rada” ku më parë iu kapën 4 sasi të tjera kokaine.
Më herët më 29 korrik në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën dhe gjetën rreth 7 kilogramë ndërkohë më 13 korrik në Portin e Durrësit u gjetën dhe u sekuestruan 11.6 kg kokainë ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera.
Por jo vetëm kaq, pasi emri i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton i përfshirë edhe në vitin 2019 ku në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë. Në atë kohë DEA amerikane e zëvendësoi kokainën me oriz dhe më pas e nisi për në portin e Durrësit. Në atë kohë u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.
Ndërkohë në korrik të këtij viti u arrestua menaxheri i kësaj kompanie, Barjon Gumeni i cili aktualisht ndodhet në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim. /abcnews.al/