Një 55-vjeçar në Kavaja ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti në punë. Bëhet e ditur se mëngjesin e së martës, rreth orës 08:30 është rrëzuar ndërsa punonte në një pallat në ndërtim 55-vjeçari me iniciale P. Gj.
Rënia ka rezultuar fatale për punëtorin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/