Merkato mesfushorësh në Superiore, Egnatia e Skënderbeu prezantojnë afrimet e fundit

schedule21:52 - 6 Shtator, 2021

schedule 21:52 - 6 Shtator, 2021

Skënderbeu po bën rregullimet e fundit në merkato dhe sot ka zyrtarizuar afrimin e një mesfushori. Bëhet fjalë për brazilianin Bruno Ritter. 22-vjeçari ka firmosur për dy sezone.

NJOFTIMI – Bruno Ritter bashkohet me grupin! 22-vjeçari Brazilian i cili i federua në limitin e merkatos u bashkua sot me grupin dhe u vendos nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli. Ritter ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Skënderbeu (@kf_skenderbeu)

Mesfushori difensiv ka provuar të luajë për Vasco de Gama dhe Manama Club ndërkohë në Korçë vjen pas eksperiencës në Bahrain me Al-Muharraq.

Edhe Egnatia ka lëvizur shumë në tregun e transferimeve gjatë javëve të fundit. Pasi zyrtarizoi Telushin, rrogozhinasit kanë prezantuar një tjetër mesfushor. Chris Gadi i baskohet skuadrës së Gugash Maganit.

NJOFTIMI – Mirë se vjen Chris Gadi! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym, Charleroi etj . Nesër futbollisti i bashkohet ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!