Nata e dytë e Festivalit “Kënga Magjike”, garë dhe spektakël

schedule09:15 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 09:15 - 7 Dhjetor, 2018

Në Pallatin e Koncerteve është zhvilluar sonte nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike”, që këtë vit ka edicionin e tij të 20-të. Sërish pati surpriza dhe emocione nga interpretuesit pjesëmarrës dhe nga spektakli i ofruar nga producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea dhe dy partnerët e tij, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Gara e kësaj nate është hapur me Kelly-n, me këngën e tij “Fajin ma ka zemra”, për të vijuar me të tjerë këngëtarë të njohur si Rovena Dilo dhe Onati, grupi Alar Band, Klajdi Haruni, Fifi dhe MC Kresha, Robert Aliaj, Flor Mumajesi, Aurela Gace dhe Eli Fara etj.

Pas balerinës së njohur Klaudia Pepa, që performoi në natën e parë të Këngës Magjike, në natën e dytë ishte radha e prezantueses tjetër të festivalit, Bora Zemani për të kërcyer në skenën e këtij evenimenti të rëndësishëm muzikor, së bashku me trupën e Albi Nako Dance, nën ritme latine.

Në natën e dytë të Këngës Magjike u interpretuan 12 këngë nga këngëtarë Big dhe 13 të tjera nga këngëtarë të kategorisë New Artist.

Të shtunën, në natën finale të festivalit, në skenë do të ngjiten 20 këngë, të përzgjedhura nga dy netët e para. /abcnews.al