‘Abc e Pasdites’ rinisi ditën e sotme për të vijuar maratonën e gjatë televizive në ABC. Në puntatën e saj të parë, Ermal Peçi intervistoi në studio aktoren e mirënjohur Eliona Pitarka, në daljen e saj të parë televizive pas ardhjes në jetë të së bijës, Galës. Gjatë bisedës pati disa surpriza për të që u shoqëruan me shumë batuta.
Momenti i suspancës, ku të ftuarit gjithmonë tensionohen dhe preken, ishte po ashtu i njëjtë për Elionën. Mesazhi surprizë i ardhur nga motra e emocionoi aktoren, e cila nuk i përmbajti lotët.
‘A mund të të paralajmëroj? Ti nuk mund të më stresosh se më ikën gjiri’ – tha Eliona gjithë gaz, kur priste surprizën e rrdhës nga Ermali. Në kutinë që Eliona mbante në duar gjendeshin dy kokrra vezë, falë të cilave zbuluam se aktorja e njohur nuk ka ngrënë kurrë vezë.
Sipas saj, në fëmijëri mendohej se ishte alergjike, por më vonë në jetë e pati të pamundur ta konsumonte. Ermali nuk ndaloi me kaq dhe i kërkoi që të hante por Eliona i tha plot humor: “Ermal, të lutem.. qumështi.”
Ndiqni në videon e plotë në Youtube letrën dedikuese ndaj saj por dhe shumë detaje të tjera surprise gjatë ‘Abc e pasdites’.

