Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 milionë euro në dorë, si Neymar e “harroi” ëndrrën e kthimit në Barcelonë

schedule17:16 - 6 Shtator, 2021

schedule 17:16 - 6 Shtator, 2021

Joan Laporta e mori Barcelonën në mesin e sezonit të shkuar dhe kishte në plan të bënte edhe afrime të mëdha, mes tyre blerjen e Neymar, i cili kishte edhe një sezon kontratë në Paris.

Laporta dërgoi emisarë në Francë dhe Neymar ishte shumë gati të rikthehej në Katalunjë, aty ku do kishte mundësi të luante me Messin, ëndërr që e plotësoi, por në “Parc de Princes”.

Tratativat po shkonin mirë, por deri në momentin kur një sheikët arabë, i njohur me familjen mbretërore, që ka në pronësi PSG-në, mori vesh për bisedimet e fshehta.

Pas kësaj, në llogarinë e babait të Neymar ky sheik kaloi 20 milionë euro dhe kaq mjaftoi që ëndrra e Neymar për rikthimin në Barcelonë të shuhej dhe ai të rinovonte me gjigantët francezë. Vlen të theksohet se ato 20 milionë euro nuk kanë dalë nga llogaria e PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!