Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit të famshëm grek, Mad Clip i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pas një aksidenti tragjik me makinë. Reperi ndërroi jetë në orët e para të së enjtes teksa po kthehej nga dasma e mikut të ngushtë.
Dhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira ishte e pranishme në ceremoninë mortore në Paleo Faliro, ku i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë. I ndjeri performoi me artisten shqiptare në dasmën e mikut të përbashkët hitin e tyre veror, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik.
Makina e tij luksoze Porsche po lëvizte me shpejtësi të madhe ku doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë në Athinë. Përplasja ishte aq e fortë saqë reperi u bllokua brenda mjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina.
/abcnews.al