Vodhi më shumë se 700 palë të brendshme femrash, arrestohet në banesën e tij 56-vjeçari

schedule14:54 - 6 Shtator, 2021

schedule 14:54 - 6 Shtator, 2021

Një burrë në qytetin jugor japonez të Beppu është akuzuar për vjedhjen e 730 palë të brendshme të grave nga lavanderitë me pagesë.

Autoritetet u njoftuan fillimisht nga një studente 21-vjeçare e paidentifikuar, e cila akuzoi Tetsuo Urata, 56 vjeç, për vjedhjen e gjashtë palëve të brendshme në një lavanderi më 24 gusht.

Policia e qytetit u shfaq në banesën e Urata, ku gjeti 730 pjesë të brendshme të fshehura në banesën e tij.

Menjëherë, ai është arrestuar dhe i ka pranuar autoriteteve se ka vjedhur të brendshmet e gjetura në posedim të tij.

Policia e qytetit Beppu aktualisht po kryen hetime të mëtejshme mbi incidentin./abcnews.al