Armë me postë drejt Britanisë, dënohet Sajmir Çullhaj

schedule17:20 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 17:20 - 6 Dhjetor, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar ndaj Sajmir Çullhajt, 32-vjeçarit të akuzuar për tentativën e trafikimit të armëve drejt Britanisë së Madhe përmes postës. Çullhaj u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ai u arrestua në Gusht të vitit 2018.

Sipas prokurorisë ai ishte dërguesi i tre pakove drejt Anglisë, në të cilat u gjetën pjesë arme kallashnikov. Pakot ishin postuar në një filial poste në Shijak, ndërsa armët u gjetën nga skanerat e sigurisë së bagazheve në aeroportin e Rinasit.

Pas arrestimit, i pandehuri mbajti qëndrim mohues për veprën, duke pretenduar se kishte postuar pakot e një të njohuri dhe nuk kishte dijeni për brendinë e tyre. Por sipas prokurorisë Çullhaj nuk ka përdorur identitetin e tij për dërgimin e pakove, por atë të dy të moshuarve./abcnews.al