Zyrtare: Kukësi gjen njeriun gol, firmos me bomberin moldav

schedule16:54 - 5 Shtator, 2021

schedule 16:54 - 5 Shtator, 2021

Kukësit i duhej një goleador “puro” pas ikjes së Eze dhe duket se e kanë gjetur ditën e sotme. Artiom Puntus është bomberi më i ri i tyre dhe ka firmosur me Kukësin kontratë për dy vitet e ardhshme.

POSTIMI I KLUBIT – Zyrtare! Artiom Puntus është futbollist i Kukësit. Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Artiom Puntus është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dyvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi moldav vjen te skuadra jonë nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni, është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ku edhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspol si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!