Kremlini masë kundër SHBA: Mediat e huaja do të konsiderohen si agjente

schedule13:16 - 15 Nëntor, 2017

schedule 13:16 - 15 Nëntor, 2017

Dhoma e ulët e Parlamentit Rus miratoi me 414 vota projektligjin për mediat e huaja dhe e dërgoi në dhomën e lartë për miratimin përfundimtar që e kthen atë në ligj. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov shpjegoi se ky projektligj lejon Moskën t’i cilësojë mediat e huaja në vend si agjente të huaj. Kjo masë vjen si reagim ndaj Uashingtonit për vendimet e fundit në lidhje me mediat ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Projektligji ka në fokus mediat e huaja që veprojne në Rusi por që marrin fonde nga jashtë. Ato  duhet të plotësojnë disa kërkesa specifike dhe nëse dështojnë në plotësimin e tyre do ti ndalohet aktiviteti plotësisht. Aktualisht në Rusi ekziston një ligj i tillë, qe prek vetëm Organizatat Bamirëse dhe Grupet e Shoqërisë Civile./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!