Merkatoja e Liverpoolit nuk ishte ajo që të gjithë tifozët prisnin. Klubi ofroi në skuadër vetëm Ibrahima Konate, dhe largoi disa të cilësuar si të panevojshëm për trajnerin Klopp.
Së fundmi “The Reds” po punojnë fort për të rinovuar me disa lojtarë kryesorë të klubit.
Pasi ia doli me sukses me lojtarët si, Hendersoin, Van Dijk, Fabinho, Alisson, Robertson e Arnold, janë duke hasur vështirësi me Salah.
Sipas Mirror, egjiptiani po i kërkon klubit 583 mijë euro në javë për të qëndruar në “Anfield”, dyfishin e asaj që i ofroi klubi.
Një pagë e tillë, do ta bënte sulmuesin lojtarin më të paguar në historinë e Liverpoolit dhe të Premier League.
Nesë CR7 te Man. United mendohet të fitojë 560 mijë euro në javë, kërkesa e Salah është edhe më e lartë.
Liverpool nuk ka marrë një vendim mbi këtë kërkesë të “çmendur” të lojtarit të tyre, që do të shkaktonte koas në strukturën e pagave të klubit.
Nëse një marrëveshje mes palëve nuk do të arrihet, për sulmuesin janë të interesuar klube të mëdha si PSG dhe Real Madrid. /abcnews.al/