Pavarësisht disa largimeve të lojtarëve me peshë, Teuta duket ende e fortë dhe në testet e zhvilluara deri më tani po tregon se edhe në sezonin e ri do jetë mes pretendentëve për titullin.
Sot djemtë e detit kishin përballë Kastriotin dhe e mundën me shifrat 0-1. Autor i golit ishte sulmuesi i ardhur këtë verë, Pepi Georgiev, që tundi rrjetën në minutën e 30.
Maqedonasi e ka nisur me ritëm të ulët aventurën me Teutën, por duket se me kohën po arrin të fitojë besim. Ky triumf për Teutën vjen pas fitores ndaj Vllaznisë në Superkupë. /abcnews.al
TEUTA: Qirko,(45’Celeski) Idrizaj, (61’Gecaj) Aleksi,(45’Jazxhi) Ivanovic, Kotobelli,(’70Xheka) Daja, (45’Beqja) Acquah, Kallaku, Zogaj, (30’Selmani) E.Vila,(45′ Gruda) Gorgiev (30’Kapllani). Trajner: Edi Martini.
Ndeshje miqësore
Kastrioti-Teuta 0-1
Shënues: Georgiev 30’

