Ishte zhdukur prej 14 orësh, delfinët shpëtojnë të riun në Irlandë

schedule20:29 - 4 Shtator, 2021

schedule 20:29 - 4 Shtator, 2021

Një notar 24-vjeçar i cili ishte zhdukur për të paktën 14 orë, është shpëtuar nga delfinët në Irlandë. Ai kishte udhëtuar për disa kilometra duke notuar, dhe u tmerrua kur pa delfinët të afroheshin pranë tij pasi në momentin e parë mendoi se ishin peshkaqenë.

“Teksa notoja, pashë pendë të zeza në det. Gjëja e parë që mendova ishte “Irlanda Veriore ka peshkaqenë, ata mund të jenë të uritur”.

Vullnetarët e RNLI e panë atë të rraskapitur mes delfinëve në det pranë Castlegregor.  Zhdukja e 24-vjeçarit, i cili kishte shkuar për not në brigjet e Irlandës, u raportua kur rrobat e tij u gjetën në plazh.

Ekipet e shpëtimit thanë se ai mund të kishte ndërruar jetë nëse nuk do ishte shpëtuar nga delfinët pasi temperatura e trupit të tij kishte rënë teksa notonte në ujëra të akullta. m.v/abcnews.al