S’ka më mister, zbulohet vendndodhja e tempullit të “Nimfeut”

schedule18:27 - 4 Shtator, 2021

schedule 18:27 - 4 Shtator, 2021

Nga Valbona Davidhi

Mes Selenicës dhe Frakullës, arkeologët zbulojnë provën që i jep fund debatit për vendndodhjen e Nimfeut të humbur të Apollonisë.

Më tepër se një objekt i lashtë, kjo skulpturë e gjetur në Frakull, është prova e shumëpritur nga studiuesit e antikitetit për vendndodhjen e Nimfeut të Apollonisë.  Tempulli i lashtë identifikohej me flakë që dilnin nga toka, një dukuri që sot e lidhim me gazin natyror.

Por nëse për banorët ishte një legjendë, për studiuesit Nimfeu i Apolonisë përmendet në fakte historike.

Nimfeu kishte dhe orakullin e vet. Emri i Frakullës që vjen nga orakull konsiderohet një tjetër provë për origjinën e tempullit të humbur

Skulptura me tre nimfa që vallëzojnë rreth flakëve nuk mund të linte indiferent studiuesin, Ilirjan Gjika kur e gjeti atë në fondin e Muzeut, drejtimin e të cilit sapo e kishte marrë.

Si çdo zbulim i rëndësishëm, skulptura e nimfave do të ekspozohet tashmë me të dhënat përkatëse në pavijonin e antikitetit në muzeun e Fierit

Ne zonën e Frakullës janë gjetur objekte dhe shtylla antike që tregojnë se aty ka ekzistuar një tempull i lashtë.

Nimfeu i Apollonise frekuentohej nga apolloniatët dhe bylinët për pelegrinazh dhe aktivitete sportive./Abcnews.al