Granit Xhaka vazhdon me “pozitivitetin”, Italia gëzon mungesën e tij

schedule17:17 - 4 Shtator, 2021

schedule 17:17 - 4 Shtator, 2021

Granit Xhaka rezultoi pozitiv për Covid-19 para disa ditësh dhe humbi miqësoren me Greqinë, por kjo s’do jetë e vetmja ndeshje që Zvicra do duhet të bëjë pa kapitenin.

Në Itali, plot gëzim mësojnë lajmin se Xhaka ka rezultuar pozitiv edhe në testin e radhës, çka do të thotë se ai do vazhdojë të jetë jashtë dhe nuk do luajë ndaj Italisë në eliminatore.

Telashet për Xhakën kanë qenë të shumta këto ditë. Ai nuk kishte pranuar të vaksinohej dhe pas infektimit i është dashur të përballet me kritika të ashpra, deri në kërcënime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!