Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Erdhi në kufi me Shqipërinë, mjeku: Frika që kemi për variantin e ri të COVID-it

schedule20:06 - 3 Shtator, 2021

schedule 20:06 - 3 Shtator, 2021

Mutacioni “Mu” i COVID-19 i njohur nga shkencëtarët si “B.1.621” është përhapur të paktën në 39 vende të botës duke shtuar alarmin për gatishmërinë e institucioneve për të parandaluar infektimet.

Shkencëtarët shprehen se varianti i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar 2021 mund t’i bëjë vaksinat ekzistuese të padobishme, apo edhe se mund të kapërcejë mutacionin dominues Delta për ritmin e infektimeve.

Profesori i epidemiologjisë që njëkohësisht është edhe anëtar i komitetit të ekspertëve të Greqisë, Gika Majorkinis thotë se lloji specifik i koronavirusit “është monitoruar për mjaft kohë dhe për momentin ne nuk shohim ndonjë dinamikë të veçantë“.



Por ekspertët i frikësohen reagimit pas vaksinimit nëse do të ketë efikasitet. Greqia është një nga 39 vendet ku është identifikuar varianti i ri i COVID-19./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!