Greqia me “dorë të hekurt”, pushohen 6400 punonjës të shëndetësisë që refuzuan vaksinën

schedule19:48 - 3 Shtator, 2021

schedule 19:48 - 3 Shtator, 2021

Greqia nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga kushti për vaksinimin me detyrim për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë.

Mbrëmjen e së premtes sipas medieve greke numri i punonjësve të shëndetësisë që janë pezulluar nga puna me argumentin se nuk kanë pranuar të vaksinohen ka shkuar në 6412. 5594 prej tyre punojnë në spitale dhe 818 në kujdesin shëndetësor parësor. “Vaksina është e detyrueshme, pasi ka dhënë rezultate.

Numri i të pezulluarve në orët në vijim do të rritet akoma më shumë” tha një zyrtar grek duke shtuar se “ne presim që numri të shkojë 10 mijë”.

Edhe në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve vendosi që vaksina për punonjësit e sistemit shëndetësor të bëhet me detyrim, ashtu si për mësuesit dhe studentët./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!