Ish prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, kërkon në Apelin e Posaçëm të hetohet me masë më të butë sigurie.
Pak javë më parë, ndaj tij shkalla e parë caktoi arrest shtëpie me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ky vendim u kundërshtua nga ish prokurori, duke kërkuar të hetohet në liri, me argumentin se nuk shfaq rrezikshmëri në prishje provash. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.
Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga kreu i grupit. Akuza këto, të cilat janë kundërshtuar nga ish prokurori.
Më 2 korrik, SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Në pranga u vunë biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /abcnews.al/