Oliver Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Milanit me një postim zyrtar ne faqen e tyre.
Klubi njofton po ashtu se sulmuesi është mirë, dhe se nuk ka pasur kontakte me ekipin pas ndeshjes kundër Cagliarit, por ai do të qëndrojë në izolim.
Një lajm i keq për trajnerin Pioli, por megjithatë ai do të jetë në gjendje të llogarisë të rikuperuarin, Zlatan Ibrahimovic.
Njoftimi
“AC Milan njofton se sot Olivier Giroud rezultoi pozitiv me Covid-19. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Specifikohet se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës nga ndeshja e ligës kundër Cagliarit “. /abcnews.al/