Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama “zhvesh” Ballën dhe fuqizon Gjiknurin në PS, detyra e Blendi Klosit

schedule11:14 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:14 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama i ka hequr Taulant Ballës një nga dy detyrat e mbajtura në mandatin e shkuar.

Në katërvjeçarin e ardhshëm ai do të jetë vetëm në krye të grupit parlamentar. Vendin e tij në postin e sekretarit të përgjithshëm e zë Damian Gjiknuri. Ndërkohë që Sekretari Organizativ do të drejtohet nga Blendi Klosi.

Rama caktoi në krye të Akademisë së Partisë Socialiste Gjiknurin ndërkohë që në përbërje të tij do të jenë: Servet Pëllumbi, Ethem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Manziku, Ditmir Bushati.

“Këto parti nuk bëhen dot më. Frymëzim kombëtar, përkatësi politike e drejtë dhe e mundshme dhe e arritshme për të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë lidhje fisi me të gjithë ne këtu. Për të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që kanë histori suksesi në punë. Është e pamundur të sfidohen në përpjekjet e tyre për të kontribuar nga ndonjëri nga ju. Ditën që njëri nga ju do çohet këtu atëherë unë do ta ndaloj këtë predikim. Kjo është esenca. O e bëjmë ne, ose nuk ka kush ta bëjë për ne. Po nuk e bëmë ne. katër vjet do fluturojnë.

I kam falenderuar ministrat dhe deputet. Sot dua t’iu falenderoj ju të gjithëve. Ishte një arritje e re. Në këtë drejtim ne kemi nevojë për përmirësime që makineria jonë organizative të jetë në nivelet e duhura. Fitoret tona e kanë bazën te karakteri, këmbëngulja, vullneti. Do ta ndryshojmë komplet sekretariatin e partisë. Me 12 drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetar partie të qarkut. Me kompetenca të plota. Sekretariati i ri organizativ do ketë misionin më kompleks. Do bashkëpunojë ngushtësisht me akademinë politike.

Servet Pëllumbi, Ethem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Manziku, Ditmir Bushati do jenë bashkë me mua për akademinë politike. Do e drejtojë Damian Gjiknuri. Taulant Balla ka mbajtur dy kunguj nën një sqetull. Duke pasur sukses në këtë projekt të ri. Këto dy ngarkesa nuk mund të mbahen nga i njëjti person. Drejtimi i grupit duhet të jetë i fokusuar. Në krah të djathtë të riorganizimit të partisë do të jetë Blendi Klosi. Partia Digjitale socialiste mbetet shumë  larg të qenit e përfunduar”, tha Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!