FOTO/ Nga Gramoz Ruçi duke qeshur, te Majko dhe Ditmir Bushati, të larguarit marrin pjesë në asamble

schedule11:03 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:03 - 2 Shtator, 2021

Socialistët u ulën në 10:00 në karriget e pallatit të kongreseve duke lënë mes tyre një vend bosh në kuadër të masave kundër COVID.

Ajo që ra në sy ishte prania e të larguarve që ndoqën kryeministrin në prezantimin e arritjeve të qeverisë së kaluar dhe planin për rijetëzimin e motorëve të saj me forca të reja.

Mes tyre u pa Ditmir Bushati, një emër i lënë jashtë kandidaturave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit pas replikave me kryeministrin Edi Rama.

Në sallë nuk mungon as Gramoz Ruçi i cili u largua nga Partia Socialiste. Ai u fut duke qeshur, si rrallë herë për figurën e saj serioze dhe u pozicionua në krah të socialistëve të tjerë.

I pranishëm është edhe Pandeli Majko, i cili mbeti jashtë Kuvendit, pasi ishte vendosur poshtë listës së sigurtë.