Emisioni i mëngjesit në televizionin kryesor afgan TOLO TV ka rifilluar transmetimin, me një prezantuese femër, sipas një ekzekutivi të kompanisë.
Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group i cili operon me kanalin TOLO, postoi lajmin në mediat sociale të enjten.
TOLO TV’s breakfast show, Bamdad e Khosh, is back on with a female host via @TOLO_TV pic.twitter.com/UM1UQEb0WV
— Saad Mohseni (@saadmohseni) September 2, 2021
Ka pasur shqetësime se talebanët do të kufizojnë pjesëmarrjen publike të grave. Në të kaluarën, talebanët e kanë etiketuar TV TOLO një rrjet propagandistik. g.v/abcnews.al