A është ribashkuar me Robertin? Nora Istrefi flet prerazi një herë e mirë

schedule20:08 - 1 Shtator, 2021

schedule 20:08 - 1 Shtator, 2021

Vijon telenovela mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Para disa ditësh, ky i fundit bëri një deklaratë, që i befasoi të gjithë, duke u shprehur se nuk janë ndarë asnjëherë.

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”, tha ai.

Ndërkohë pak minuta më parë, ka reaguar Nora, e cila ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një ribashkim të mundshëm mes tyre. Ajo shprehet se ajo do të vazhdojë të kalojë kohë me Robertin për hir të Renees, por marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar.

“Nuk e di sa eshte e rruges te sqarohem per heren e 1oo-të, por ne fakt me shume me shqeteson mendesia sesa shkrimet per raportet tona me Robertin. E kam thene, do ta them dhe do vazhdoj te mbroje cdo ndarje kur femijet jane ne me , lumturia e tyre eshte primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Une do vazhdoj te kaloj kohe me babin e Renees perderisa ajo eshte e lumtur, ndersa ne raportet tona personale s’ka ndryshu asgje pervec nje miqesie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja me shume te ishte vedijesues”, ka shkruar këngëtarja në një deklaratë në Instastory./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!