“Zgjedhja është mes kësaj marrëveshjeje, ose nuk do të ketë Brexit aspak”. Është ky ultimatum që kryeministrja britanike Tereza Mej u bëri deputetëve gjatë debateve në Parlament rreth marrëveshjes së arritur mes saj dhe Brukselit për sa i përket daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Për kryeministren konservatore, e cila u ndërpre disa here gjatë fjalës së saj, të gjitha alternativat ndaj marrëveshjes aktuale rrezikojnë të shkaktojnë përçarje dhe një pasiguri më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo këmbënguli se Bashkimi Europian nuk do të ofrojë në assnjë rast një marrëveshje më të mirë. /abcnews.al
Kryeministrja britanike May ultimatum deputetëve
schedule22:02 - 5 Dhjetor, 2018
schedule 22:02 - 5 Dhjetor, 2018
