Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënohen 16 viktima nga COVID në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: 6 prej tyre ishin të vaksinuar

schedule17:24 - 31 Gusht, 2021

schedule 17:24 - 31 Gusht, 2021

Kosova po vijon të shënojë numër të lartë rastesh dhe viktima nga COVID. Kështu gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se 6 prej tyre kanë qenë të pa pavaksinuar megjithatë ende nuk dihet nëse i kishin marrë apo jo të dyja dozat.

“Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese”, ka deklaruar ai.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga ky virus. Ai tha se janë duke u përgatitur skenare në rast të rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar me virus.

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë.

Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!