Shqipëria luan më datë dy kundër Polonisë dhe sot para mediave ka dalë Myrto Uzuni dhe Albi Doka. Beratasi, për mediat është shprehur:
“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon.”
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm. Jemi duke folur për futbollistë të nivelin e lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre”.
“Unë hyj për çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme”. / abcnews.al