Flamurtari kërkon menjëherë rikthimin në elitë. Vlonjatët, pas likuidimit të disa prej borxheve të së shkuarës, kanë nisur me nënshkrimet e lojtarëve të rinj.
Ditën e sotme është zyrtarizuar Behar Ramadani, mesfushori që ka spikatur në Superiore me Luftëtarin dhe në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë.
Shkodrani vjet ishte pjesë e Drenisës në Kosovë dhe rikthehet në Shqipëri për të luajtur në Kategorinë e Dytë me vlonjatët.
Flamurtari ndërkohë ka rinovuar marrëveshjen me portierin Shpëtim Moçka. Më parë kanë nënshkruar edhe Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj, Lejdi Liçaj dhe kapiteni Andi Ribaj. /abcnews.al