Një lajm shumë i bujshëm vjen në këtë fund merkatoje në aksin Barcelonë-Atletico Madrid. Antoine Griezmann, i përfolur edhe më parë për kthimin në “Wanda Metropolitano”.
Vetë Atletico Madrid ka hyrë në negociata me Barcelonën dhe po diskuton një këmbim me Joao Felix. Vetë sulmuesi nuk u ambientua asnjëherë në Madrid dhe kur ka mësuar interesin e Barcelonës ka kërkuar menjëherë largimin.
Në këto kushte Atletico Madrid është e detyruar të negociojë një shkëmbim mes dy yjeve në këto ditë të fundit të merkatos. Vetë Griezmann në tratativat e javëve më parë e ka kërkuar largimin, por nuk ka në plan të ulë pagën. /abcnews.al