Dafina Zeqiri pritet të sjellë së shpejti albumin më të ri me titull “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka zbuluar çdo detaj nga albumi që i dedikohet nënës së saj, pjesë e të cilit janë mjaft emra të njohur të muzikës. Ditën e sotme, ajo ka treguar se të ardhurat nga shitja e albumit do të shkojnë për bamirësi.
“Sot si përfaqësues i Moneyz Music, menaxheri @Pëllumbc me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit ‘Dafinë Moj’ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.
Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme.”, shkruan Dafina.
/abcnews.al