Rritja e rasteve të Covid gjatë dy javëve të fundit e kombinuar me normat e ulëta të vaksinimit në disa vende ka shqetësuar OBSH-në. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se deri me 1 dhjetor numri i të vdekurve pritet të rritet në 236,000.
Javën e kaluar, numri i viktimave në rajon u rrit me 11%, sipas OBSH-së. Nga 53 shtetet anëtare në rajon, 33 regjistruan 10% rritje të rasteve në dy javë.
OBSH madje theksoi se faktorët përgjegjës për rritjen e rasteve dhe viktimave janë përhapja e variantit Delta, lehtësimi i masave të shëndetit publik dhe rritja e udhëtimeve gjatë verës. Edhe pse tre të katërtat e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Europën janë vaksinuar, në disa vende europiane proporcioni është vetëm një në dhjetë, sipas OBSH-së.
Sipas agjencisë, në tetë muaj, gati 850 milion persona morën një dozë. Në Bashkimin Europian, 58.7% e popullsisë, ose 262.3 milion njerëz, janë vaksinuar plotësisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se nuk është e nevojshme një dozë e tretë përforcuese dhe se duhej të rritej fushata e vaksinimit në vendet më të ardhura të ulëta.
Klugge gjithashtu u bëri thirrje vendeve europiane që kanë vaksina të tepërta t’i ndajnë ato me vendet e tjera, veçanërisht në Europën Lindore dhe Afrikë./abcnews.al

