Shpresat për të prodhuar një vaksinë që trajton të gjitha koronaviruset nuk janë teori

schedule10:39 - 30 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 30 Gusht, 2021

Që nga viti 2003, me shpërthimin e SARS-CoV, disa studiues kanë studiuar për vite me radhë origjinën e kësaj klase shumë të veçantë të koronaviruseve. Studiuesit në Kinë dhe në mbarë botën kanë mbledhur mostra nga lloje të ndryshme virusesh dhe kanë zbuluar se këto koronaviruse janë shumë të zakonshme tek lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera, por nuk duket se shkaktojnë  probleme shëndetësore.

Por me shpërthimin e SARS-CoV-2, u bë e qartë se klasa e këtyre viruseve mund të jetë potencialisht burimi i valëve pandemike.

Një zgjidhje për të shmangur pandemitë e ardhshme do të ishte zhvillimi i vaksinave që kanë një efekt të gjerë neutralizues, domethënë  të jenë në gjendje të bllokojnë një gamë të gjerë të koronaviruseve.

Shpresat për një vaksinë që trajton të gjitha koronaviruset nuk janë thjesht  teori.

Tashmë ekzistojnë hulumtime se mund të prodhohen vaksina me fuqi të gjerë neutralizuese.

Së pari, sipas studimeve u vu re se pacientët e infektuar me variantin Beta (i identifikuar në Afrikën e Jugut) dhe personat e infektuar me Gama mund të neutralizonin virusin. Ndërsa sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine personat  e infektuar me SARS-CoV rreth 18 vite më parë që u vaksinuan kundër SARS-CoV-2 zhvilluan përgjigje të antitrupave që mund të neutralizonin një gamë të gjerë të koronaviruseve,  si Alpha, Beta dhe Delta, si dhe llojet që infektojnë lakuriqët dhe pangolinat.

Megjithëse ende nuk dihet si funksionon mekanizmi i prodhimit të përgjigjes imune, por duket se imunizimi  së bashku me një kombinim të  antigjeneve që kanë një jetëgjatësi evolucionare ka kontribuar në këtë rezultat.

Një element i dytë që është jashtëzakonisht i rëndësishëm është se kujtesa imune nga infeksionet fillestare është ruajtur edhe pas 18 vitesh, pasi ekspozimi i sistemit imunitar ndaj një virusi mobilizoi qelizat tashmë të “trajnuara” nga SARS-CoV për të prodhuar një përgjigje më të fortë imune./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!