Haradinaj thërret seancë të jashtëzakonshme pasditen e të martës

schedule13:12 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 13:12 - 4 Dhjetor, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë deputetët e mazhorancës, që të jenë të pranishëm në një seancë të jashtëzakonshme pasditen e të martës, në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë do të shqyrtohet rezoluta e PSD-së, për caktimin e përgjegjësive institucionale në dialogun Kosovë-Serbi.

Mediat kosovare shkruajnë se disa deputetë që kanë qenë jashtë vendit, po kthehen në Kosovë, për të qenë pjesë e kësaj seance.

Pas votimit të kësaj rezolute, do të formohet menjëherë ekipi negociator i Kosovës, në bisedime me Serbinë, pjesë e të cilit pritet të jetë edhe PSD-ja, e përfaqësuar nga Shpend Ahmeti. /abcnews.al