Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

schedule20:44 - 29 Gusht, 2021

schedule 20:44 - 29 Gusht, 2021

Ka mbërritur mbrëmjen e sotme grupi i parë me afganë në Kosovë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin. Janë rreth 100 persona që kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë persona.



SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria. g.v /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!