Policia e Rinasit rrit masat e sigurisë për muajin dhjetor

schedule11:41 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 11:41 - 4 Dhjetor, 2018

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia kufitare e Rinasit muajin e kaluar për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Sipas burimeve zyrtare, në nëntor u është refuzuar dalja 207 shtetasve që nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen dhe janë proceduar 52 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Blutë e Rinasit kanë ndaluar edhe 9 persona në kërkim që tentonin të kalonin përmes aeroportit të Tiranës.

Po sipas policisë në muajin Nëntor, kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203694 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Policia e Rinasit bën të ditur se në dhjetor do shtojë burimet njerëzore në traditën e rritjes së fluksit të lëvizjeve me rastin e festave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!