Bayern Munchen ka arritur të sigurojë një mesfushor me shumë cilësi. Marcel Sabitzer do lërë Leipzig në këto ditë të fundit të tregut të transferimeve dhe do i bashkohet gjigantëve të Bundesligas.
RB Leipzig und der FC Bayern haben in Gesprächen schnell eine Lösung gefunden. Ablösesumme unter 16 Mio. Euro. Mit Sabitzer selbst herrschte schon lange ein Konsens über den Transfer.
— Tobi Altschäffl (@altobelli13) August 29, 2021
Sport Bild bën me dije se pas disa javësh tratativa, më në fund palët kanë arritur akordin për transferimin e Sabitzer te bavarezët në këmbim të shumës prej 16 milionë eurosh.
Vetë mesfushori e ka arritur akordin me Bayernin kohë më parë. 28-vjeçari është një nga më të mirët në Bundesliga në pozicionin e tij dhe Bayern arrin ta sigurojë, siç ka bërë më parë me yje të tjerë të Bundesligas. /abcnews.al