Giacomo Vrioni vazhdon me paraqitjet e mira në Austri me skuadrën e Tirol. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili është nën kontratë me Juventusin, ndëshkoi skuadrën e drejtuar nga Peter Pacult, Klagenfurt.
Vrioni realizoi në minutën e 23-të me një goditje brenda zonës, por nuk festoi dot në fund. Vendasit shënuan dy herë të tjera më pas dhe fituan me përmbysje. Për të riun ky është goli i tretë në 5 ndeshje në kampionatin austriak.
Encore un but pour Giacomo Vrioni en championnat pic.twitter.com/a4r69EUq18
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 28, 2021
Sot shënuan edhe dy shqiptarë të tjerë në Zvicër. Në humbjen që Kriens pësoi ndaj Winterthur me rezultatin 2-3, me penallti shënoi Albion Avdiaj. Në listën e shënuesve e shkroi emrin edhe Granit Lekaj. /abcnews.al