E solli “Charlotte”, zbulohet itinerari i kokainës me vlerë 100 milion euro të kapur në Malin e Zi

schedule11:55 - 28 Gusht, 2021

schedule 11:55 - 28 Gusht, 2021

Mediat malazeze kanë zbuluar itinerarin e kontejnerit me banana, në të cilin u kapën 1.2 ton kokainë të ardhur nga Amerika Latine.

Kontejneri erdhi në portin e Tivarit nga Koperi me anijen “MSC Charlotte. Kjo e fundit shërben si anije për të shpërndarë kontejnerët në zonën e Adriatikut pasi ata vijnë në portet italiane me anije shumë më të mëdha.

Lexo edhe: Me mbishkrimin “Covid”, si u kapën 1.2 ton kokainë në portin e Tivarit, hileja që përdori policia

Policia e Doganës si edhe ajo e rendit në Maline  Zi kishin informacion se në atë kontejner nuk gjendeshin vetëm banana, por edhe kokainë duke e lënë fillimisht që të kalojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kontejneri u nxor i pastër nga skaneri për të mos i dhënë mundësinë porositësve që të kenë dyshime se u zbuluan.

Ndërkohë që kontejneri doli nga porti, policia e ndoqi atë deri në fshatin Mojanovići. Pasi konstatuan futjen e kontejnerit në një depo të përdorur nga një biznes i zonës, policia ndërhyri duke arrestuar babë e bijë Budimir dhe Marina Kristoviç, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Kokaina ishte e future në 1 205 pako një kilogramshe dhe nëse do të kishte dalë në treg do të vlente 100 milion euro. /abcnews.al