U duk se nuk do të kishte lëvizje të mëdha për shkak se klubet nuk kishin para për të blerë, por në fund rezultoi të ishte merkatoja më e çmendur të paktën për dy dekadat e fundit.
Lojtarë, që janë bërë legjenda ta gjallë si Ronaldo, Messi apo Ramos ndërruan ekip këtë verë, teksa ende qetësia e tregut nuk do vijë sepse në skenë është Kylian Mbappe.
Sulmuesi i ka bërë me dije PSG se dëshiron të transferohet te Real Madrid dhe PSG është shprehur se nuk e lëshon pa ardhur ofertë e duhur. 160 milionë euro u refuzuan dhe një tjetër me 180 milionë është në tavolinë.
Kjo e fundit mesa duket është parefuzueshme për francezët dhe madrilenia AS është e bindur se Mbappe do vishet me të bardha këtë verë. Madje tregon edhe ditën e prezantimit si lojtar i “Los Blancos”.
Pas i të zyrtarizohet brenda këtyre tre ditëve që kanë mbetur nga merkatoja, Mbappe do prezantohet në Madrid më datë 10 shtator. Ai do përbënte një treshe interesante me Vinicius dhe Benzema në sulm. /abcnews.al