Ishte larguar nga shtëpia, i riu në Librazhd gjendet i mbytur në Shkumbin

schedule19:52 - 27 Gusht, 2021

schedule 19:52 - 27 Gusht, 2021

Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar. Familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.

Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!