Talebanët, të veshur si marinsa amerikanë

schedule18:28 - 27 Gusht, 2021

schedule 18:28 - 27 Gusht, 2021

Talebanët kanë fituar pajisje moderne falë rënies së ushtrisë afgane, burrat e së cilës kanë lënë pas armë zjarri dhe madje edhe helikopterë dhe avionë, sipas një raporti të Washington Post.

Nga viti 2005 e deri më tani, Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar me 18 miliardë dollarë pajisje për ushtrinë afgane, sipas një raporti të paraqitur në Kongres muajin e kaluar, me kosto mirëmbajtjeje dhe trajnimi prej 10 miliardë dollarësh.

Avionët amerikanë kërkojnë njohuri, mirëmbajtje të shtrenjtë dhe pjesë këmbimi.

Por pistoletat, jelekët antiplumb dhe çdo pjesë e pajisjeve të këmbësorisë amerikane janë thelbësore për talebanët. Tashmë talebanët e blinduar, të armatosur me armë amerikane dhe uniforma të forcave speciale amerikane, patrullojnë rrugët e Kabulit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!