Sezoni i ri po afron dhe tashmë kemi filluar të mendojmë për pamjen që do të na shoqërojë gjatë vjeshtës. Padyshim, rolin kryesor e luajnë këpucët. Ka një sërë opsionesh që ofrojnë komoditetin duke nisur nga çizmet dhe loafers klasike ushtarake deri tek atletet tona të dashura.
Çizmet
Në kategorinë ndoshta më të përjetshme të këpucëve për sezonin e vjeshtës, këtë vit do të dominojnë dy modele. Çizmet luftarake si dhe çizmet e shiut që janë një hua nga sezoni i kaluar, duke kombinuar prakticitetin dhe stilin.
Loafers
Ky lloj këpucësh është në krye të këtij sezoni. Kombinuar me fustane xhins apo dhe funde, loafers ofrojnë stil dhe finesë.
Atlete
Mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje, duke siguruar komoditetin që të gjithë kërkojmë në jetën tonë të përditshme.
/abcnews.al