Harry Kane nuk u transferua dot te Manchester City. Sulmuesi kërkoi largimin nga Tottenham, por presidenti Daniel Levy nuk dëshironte ta humbte goleadorin.
Të paktën jo pa 160 milion sterlina, një shifër shumë e lartë që “Qytetarët” nuk e ofruan. Në lidhje me tratativat ka folur trajneri i City, Pep Guardiola.
“Tottenham nuk donte të negocionte. Ata nuk donin të flisnin, kështu që nuk folëm. U përpoqëm të hapim dyert, por mjeshtri madh i negociatave, Daniel Levy, i cili di gjithçka, nuk donte.
Ndoshta edhe unë do të bëja të njëjtën gjë po të kisha Harry Kane”, është shprehur trajneri spanjoll i Manchester City, i cili ka deklaruar se do largohet nga anglezët në verën e vitit 2023. / abcnews.al
Pep on Kane: "Tottenham did not want to negotiate. They didn’t want to talk, so we didn’t talk. We tried to open the door but the big master of negotiations, Daniel Levy, who knows everything, wouldn’t. Maybe I would do the same if I had Harry Kane."
— Simon Stone (@sistoney67) August 27, 2021