NATO pranon shkëmbimin e territorit mes Serbisë dhe Kosovës

schedule20:03 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 20:03 - 3 Dhjetor, 2018

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se do të pranonte edhe shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë nëse për këtë do të binin dakord dy palët. Ai bëri thirrje për uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference të mbajtur në Bruksel bëri disa njoftime të rëndësishme. Ai tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut mbështet fuqimisht dialogun Prishtinë – Beograd dhe kur bëhet fjalë për “korrigjimet e mundshme kufitare”, pasi shpresohet që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

Stoltenberg u shpreh kështu në prag të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku të mërkurën së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini do të diskutohet për “marrëdhëniet e NATO-s me Ballkanin Perëndimor”. I pyetur nga një gazetar nëse Aleanca Atlantike ka frikë se mund të rrezikohet siguria nëse në dialogun Beograd-Prishtinë do të përfshihej ndonjë “korrigjim kufiri”, Stoltenberg tha:

“NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur përgjigje për çështjet e pazgjidhura. Kur bëhet fjalë për harmonizimin e mundshëm të kufijve, duke theksuar se NATO mbështet dialogun, shpresoj që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën”.

Sipas Stoltenberg, “është e rëndësishme që të gjithë faktorët të përmbahen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim”.

Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të jetë prezente në Kosovë, me anë të misionit KFOR, të cilin e konsideroi të rëndësishëm për stabilitetin rajonal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!